Operacioni “Rockerduck” i ka dhënë goditjen një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në Itali dhe në Shqipëri.
Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni me 12 të arrestuar është vënë në pranga anëtari i këtij grupi kriminal, konkretisht, në Fier, u arrestua shtetasi me inicialet R. H., 27 vjeç, banues në Bishan, Fier.
Arrestimi i tij u bë, bazuar në urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Sipas policisë shtetasi, R. H., kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë, dhe si anëtarit i grupit ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.
LEXO EDHE: Trafik i lëndëve narkotike Shqipëri – Itali, arrestohen 13 shqiptarë
“Në Shqipëri, në kuadër të operacionit vihet në pranga një anëtar i këtij grupit kriminal. Konkretisht, ditën e sotme, në Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. H., 27 vjeç, banues në Bishan, Fier, bazuar në urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Shtetasi, R. H., i arrestuar ditën e sotme në Fier, në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal, kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë. Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane ka bërë ekzekutimin e 11 urdhër-arresteve për shtetas rezident në Itali, ndërsa për një tjetër është bërë shpallja në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë.
Gjithashtu vijon puna e përbashkët për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim. e.su./abcnews.al