Megan Fox bën hapin e radhës, prezanton të dashurin e ri me fëmijët

schedule15:31 - 11 Shtator, 2020

schedule 15:31 - 11 Shtator, 2020

Pak kohë pasi i dha fund martesës 10-vjeçare me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, Megan Fox u fotografua në krahët e partnerit të ri, Machine Gun Kelly. Lidhja mes tyre duket se po bëhet serioze, pasi Fox iu ka prezantuar fëmijëve të saj Kelly-n.

Megan njoftoi ndarjen e saj me Brian pak para se të dilte në publik me Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker. “Machine Gun Kelly ka takuar fëmijët e Megan, por Brian është mjaft mbrojtës ndaj tyre.” është shprehur një burim i afërt i tyre.

Megjithatë, mediat e huaja shkruajnë se dyshja janë të “fiksuar” me njëri-tjetrin, por nuk kanë ndërmend të ndërmarrin një hap drejt martesës.

Megan Fox gushes over boyfriend Machine Gun Kelly

Machine Gun Kelly dhe Megan nuk po mendojnë për t’u fejuar, martuar ose për të pasur fëmijë tani. Është shumë shpejt për çdo gjë. Ata janë padyshim super me njëri-tjetrin. MGK është e fiksuar me Megan “, shtoi më tej burimi.  xh.d/abcnews.al