Katër frutat që ju ndihmojnë të humbni peshë

schedule13:50 - 11 Shtator, 2020

schedule 13:50 - 11 Shtator, 2020

Ngrënia e rregullt e frutave dhe perimeve është çelësi i shëndetit të mirë. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë të paktën 5 racione me fruta dhe perime në ditë.

Megjithatë, kur vjen puna tek mbipesha, përzgjedhja e frutave të duhur është e një rëndësie thelbësore. Më poshtë do të mësoni për pesë frutat më të mira që pengojnë shtimin në peshë e që duhet t’i hani çdo ditë.

Boronicat

Këto fruta të egra pylli janë shumë të mira e të shëndetshme. Ato janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm që pengojnë shtimin në peshë.

Mollët

Mollët janë të pasur me flavonoidë dhe fibër. Kjo i bën mollët ndër frutat më të mira për rënien nga pesha. Mollët duhen ngrënë me gjithë lëkurë për të marrë sasitë maksimale të fibrës dhe antioksidantëve.

Dardhat

Përmbajtja e lartë e flavonoidëve i rendit dardhat në listën e pesë frutave të mira për rënien nga pesha. Përveç antioksidantëve, dardhat janë shumë të pasura me fibër. Kjo e fundit të mban të ngopur për shumë gjatë dhe përmirëson tretjen.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet kanë përmbajtje të ngjashme vlerash me boronicat. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë një filxhan çaji me luleshtrydhe në ditë, mundësisht duke e shoqëruar me tërshërë ose me kos. Luleshtrdhet janë ndër frutat më të mira për mirëmbajtjen e peshës. l.k/abcnews.al