Lleshaj shuan zërat: Nuk do jem i përhershëm në qeveri, s’do të jem më ministër

schedule10:52 - 11 Shtator, 2020

schedule 10:52 - 11 Shtator, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në ceremoninë e prezantimit të forcave Shqiponja në Vlorë u shpreh se nuk do të jetë më ministër.

I pyetur nga gazetari i ABC News Elton Nika për ndryshimet e reja, Lleshaj tha se nuk do të jetë më në postin aktual.

“Që nuk do të jem më në këtë post është e sigurt, askush nuk është i përjetshëm në këtë post”, tha Lleshaj.

Gjithashtu Lleshaj foli edhe për operacionet e OFL, ndërsa shtoi se kërkon të bindë se pasuritë e krijuara në rrugë kriminale do të merren dhe do të vendosen në shërbim të publikut.

“OFL kërkon të japë mesazhin e madh krimi sado të arrijë të zgjasë në kohë, në fund të herës pasuria kriminale do të hiqet. Pra OFL kërkon të bindë se pasuritë e krijuara nga kjo rrugë kriminale do të merren dhe do të vendosen në shërbim të publikut. Vlora nuk kryeson më në listën e problemeve. Kanabisi ka marrë goditje të mëdha si në Vlorë edhe në gjithë Shqipërinë”,  tha Lleshaj.

Sakaq Gazetari Elton Nikaj raportoi se në deklaratën e tij e ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk la të nënkuptohet nëse do të largohet më parë apo pas zgjedhjeve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!