Manastirliu: Rregullat për mbajtjen e maskës në shkollë

schedule10:48 - 11 Shtator, 2020

schedule 10:48 - 11 Shtator, 2020

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë shqetësuese.

Dhe pak ditë na ndajnë nga nisja e fillimit të vitit të ri shkollor, ndërsa apeli për kujdesin ndaj COVID-19 bëhet edhe më i shtuar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjetin social “Facebook” bën thirrje për respektim të masave.

Në një foto të publikuar shpjegon dhe mënyrat e mbajtjes së maskave nga nxënësit në ciklin e ulët 9-vjeçar, nxënësit e ciklit të lartë si edhe nga mësuesit dhe personeli i shkollës.

“#Gati për shkollëbëhu # Bëhusuper hero#Mbaj maskën Sepse kështu ruan veten, ruan shokun, ruan prindërit dhe gjyshërit që të mos sëmuren dhe ndihmon që ta mundim #COVID-19. Ja rregullat për mbajtjen e maskës në shkollë”, shkruan Manastirliu bashkangjitur fotos .

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!