Koreja e Veriut kërcënon të sabotojë takimin Kim-Trump

schedule12:34 - 16 Maj, 2018

schedule 12:34 - 16 Maj, 2018

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të sabotojë takimin me Presidentin amerikan, Donald Trump, nëse do të kërkohet vetëm asgjësimi i arsenalit bërthamor. Regjimi i Phenianit kërkon siguri edhe nga Uashingtoni se nuk do të përdorë ushtrinë e saj në gadishull.

Koreja e Veriut ka ndërruar në mënyrë të papritur dhe të vendosur tonet që deri tani ishte shprehur e gatshme për pajtim dhe siguron, përmes agjencisë KCNA se vendi “nuk do të heqë dorë kurrë nga arsenali bërthamor në këmbim të ndihmave ekonomike dhe ndërshkëmbimin me SHBA-të”. Në terma të tjerë, “modeli i çarmatosjes nukleare i stilit të Libisë është i papranueshëm”. Pheniani shton se, nëse bazohet në kërkesën e njëanshme për të hequr dorë nga armatimet atomike, samiti i 12 Qershorit mes Trump dhe Kim Jong-un do të ishte i pakuptimtë.

Koreja komuniste nuk është e interesuar të zhvillojë bisedime nukleare “që e shtyjnë në një cep dhe që e detyrojnë të heqë dorë nga arsenali atomik”, është shprehur zëvendësministri i JASHTËM, Kim Kye-gwan. Ky i fundit shton se do të ishte e pashmangshme mënyra e përgjigjes në samitin me SHBA-të.

Kim i ka kërkuar Uashingtonit negociata të bazuara në sinqeritet që mund të gjejnë një përgjigje adekuate të Veriut, duke përjashtuar në fakt metodat e kaluara për denuklarizimin e përdorur për Libinë, duke saktësuar se është i padenjë krahasimi me një vend, i cili ishte në fazën fillestare të programit bërthamor, ndër Pheniani posedon tashmë një arsenal. Duke rikthesuar vizionin e një gadishulli pa armë nukleare dhe përdorim ushtarak, Kim Jong-un ka rikonfirmuar kërkesën për siguri duke i kërkuar SHBA-ve që t’i japë fund politikës armiqësore kundër Veriut.

“Është thënë se SHBA-të do të japin kompensime ekonomike dhe përfitime nëse braktisim armët bërthamor. Por ne nuk kemi kërkuar kurrë zhvillim ekonomik duke u mbështetur tek Shtetet e Bashkuara me një marrëveshje të tillë”, përfundoi lideri i Koresë komuniste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!