A e dini për sa kohë mund të rrijë zgjuar një njeri?

schedule10:23 - 11 Shtator, 2020

schedule 10:23 - 11 Shtator, 2020

Një njeri rri zgjuar mesatarisht për afro 16 orë e 10 minuta përpara se të bjerë sërish në gjumë. Ata që rrinë zgjuar shumë më tepër dhe si pasojë flenë më pak gjumë, konsiderohen persona me mungesë gjumi në kuptimin mjekësor.

Sipas ekspertëve, të rrish 24 orë pa gjumë zvogëlon aftësinë e trurit për të marrë informacione me 40%, dhe simptomat që shfaqen pas 48 orësh i ngjajnë atyre të një sasie alkooli në gjak, prej 0.15%. Mungesa e gjumit mund të jetë edhe fatale pas 10 deri 14 ditësh.

Mungesa e gjumit pranohet  vetëm nga ushtarët e skuadrave elitë si gjë normale, por edhe ata vjen një moment pësojnë lodhje të dukshme, fatkeqësisht me gjithë performancën e tyre. l.k/abcnews.al