Cardi B punëson hetues privat pas kërcënimeve në internet

schedule08:50 - 11 Shtator, 2020

schedule 08:50 - 11 Shtator, 2020

Cardi B është detyruar të punësojë një hetues privat, pasi adresa e saj e shtëpisë u zbulua në internet nga një mbështetës i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Autorja e hitit “Bodak Yellow” është vënë në shënjestër e sulmeve për shkak të qëndrimit dhe kritikave ndaj presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Megjithëse përpiqet të injorojë komentet e tyre, asaj iu desh të merrte masa pasi siguria e saj personale ishte nën kërcënim. “Një mbështetës i Donald Trump postoi adresën dhe inkurajoi njerëzit të vinin në shtëpinë time dhe t’i vinin zjarrin.”, tha reperja gjatë një Live në Instagram.

Cardi deklaroi se hetuesi gjurmoi fajtorin, një adoleshent, për të cilin tha se prindërit u tronditën nga veprimet e tij. Përsa i përket projekteve muzikore, Cardi B publikoi një muaj më parë duetin me Megan Thee Stallion. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!