Në Kapshticë është rikthyer “kaosi”. Abcnews.al mëson se autobusët ndodhen në radhë prej orëve të para të mëngjesit.
Gazetarja e Abc News, Ledjona Xheladinaj raporton se në pritje janë 7 autobusë dhe 7 automjete. Tre prej autobusëve ndodhen në tokën neutrale.
Pala greke pas plotësimit të kuotës ka ulur trarin. Për këtë arsye, qytetarët janë detyruar të flenë në bagazhet e autobusit pasi temperaturat jashtë janë të larta.
Ata shprehen se ndodhen në pikën kufitare me Greqinë që prej orëve të para të mëngjesit. s.b/ abcnews.al/