10 të infektuar në burgun e Drenovës, nuk respektohet distancimi, familjaret pa maska dhe doreza

schedule11:38 - 10 Shtator, 2020

schedule 11:38 - 10 Shtator, 2020

Në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës autoritetet shëndetësore kanë marrë masat për parandalimin e koronavirusit, që tashmë në këtë institucion ka infektuar 10 persona.

Pas rezultatit të testit pozitiv të të moshuarit i cili tashmë ka ndërruar jetë, edhe të burgosurit e tjerë të cilët kanë qenë në dhomë me të infektuarin por edhe ata të dhomës ngjitur janë transportuar drejt Tiranës me autoambulancë.

Sipas informacioneve ata kanë qenë asimptomatik.

Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj për ABc News, është e pamundur të marrim informacione zyrtare në lidhje me infektimet në këtë institucion, por burime kanë thënë se jo të gjithë punonjësit e burgut u është marrë tamponi.

Ndërkohë që thuhet se është bërë dezinfektimi i ambienteve ndërkohë që janë reduktuar takimet me familjarët.

Familjarët të cilët shkojnë në ambientet e këtij burgu për të takuar të afërmit e tyre, gjatë ditës së sotme nuk janë lejuar të zhvillojnë takime.

Ata mundet të kontaktojnë me të afërmit përmes skype-it.

“Na kontrollojnë imtësisht, na matet temperatura dhe familjarët e tjerë kryejnë të njëjtën procedurë. Që kur ka hyrë brenda ilaçet ja blejmë vetë dhe ja çojmë që t’ja japin. Jam munduar të mos e rëndoj psikologjikisht por më tha që mirë është”, thotë një prej familjarëve të të burgosurve.

Në këtë burg vijojnë të qëndrojnë familjarë të cilët presin për të hyrë në brendësi të institucionit.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News duket se nuk ruhet distanca, familjarët janë parë pa maska dhe doreza.

Në burgun e Drenovës janë infektuar me koronavirus 10 persona 2 prej të cilëve kanë humbur jetën.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!