Eros Grezda krenar për Oriolën Marashin, nuk i ndal dedikimet romantike

schedule11:15 - 10 Shtator, 2020

schedule 11:15 - 10 Shtator, 2020

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një ndër çiftet më të komentuar në showbizzin shqiptar. Dyshja e bëri publike lidhjen e tyre vetëm pak kohë më parë, pasi kaluan së bashku periudhën e karantinës për shkak të Covid-19.

Çifti është përfolur gjithashtu se kanë bërë një hap edhe drejt fejesës, dyshime të cilat lindën pasi modelja u shfaq me një unazë në gisht, por dyshja ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm. Ata janë shumë aktiv në rrjete sociale, dhe që prej kohës kur pranuan romancën e tyre nuk kanë nguruar të ndajnë me ndjekësit momente romantike.

 

Së fundmi, futbollisti i ka bërë një dedikim partneres së tij. Teksa ka ndarë një video të rrjete sociale, Grezda ka treguar edhe njëherë se sa krenar ndihet për modelen. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!