Lady Gaga flet për personin që i ndryshoi jetën: Gjyshja ime, mbështetja më e madhe

schedule09:38 - 10 Shtator, 2020

schedule 09:38 - 10 Shtator, 2020

Lady Gaga është shprehur se gjyshja e saj ishte një burim mbështetjeje për të, pasi u përdhunua kur ishte adoleshente. Krijuesja e hitit “Born This Way”, zbuloi këtë detaj në një intervistë për Oprah Magazine, ku u pyet për personin që i ka ndryshuar jetën. Gaga tha se gjyshja e saj, e inkurajoi atë që “të bënte një ndryshim të vërtetë në këtë botë” pasi i tregoi asaj një artiste femër që performonte në MTV.

Pasi u përdhunova, unë qava në shtratin e saj për ditë të tëra. Përfundimisht ajo ndezi MTV dhe më tha të kërkoj. Një artiste femër po performonte. Gjyshja ime tha, “Unë do të të lë të qash pjesën tjetër të ditës, por nesër do të kthehesh dhe do të bësh një ndryshim të vërtetë në këtë botë. Nesër nuk do të ketë më lot“, rrëfeu këngëtarja.

Kujdesi ndaj vetes: Gaga përmend terapinë e sjelljes dialektike si më të rëndësishmen për shëndetin e saj mendor

Gaga gjithashtyu foli edhe për motrën e saj tqë vogël, Natali Germanotta, të cilën e cilësoi si një nga “heronjtë” e saj: “Motra ime. Unë e dua zemrën e saj, mendjen, natyrën, e cila është jashtëzakonisht e mirë dhe e pastër. Aftësia e saj për të qeshur gjatë kohërave të vështira është e jashtëzakonshme.”

Gaga është padyshim një njdër artistet më të suksesshme me famë botërore. Ylli 34-vjeçar lançoi albumin e saj të gjashtë në maj të vitit 2020, Chromatica. xh.d/abcnews.al

Superstar: Në të vërtetë, Gaga arriti sukses të thellë në industrinë e muzikës (foto shkurt 2020)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!