Një lapsus i bërë nga gazetarja Bora Shahini në emisionin ABC e Mëngjesit ka ngjallur shumë diskutime.
Aq sa moderatori Enkel Demi ka propozuar me plot humor të kthehet në karakteristikën e emisionit.
Mirëpo, kjo gjë nuk është pritur mirë nga emisionin investigative “Fiks Fare”, të cilët e kanë kthyer në objekt.
Në këtë formë, Keli ka deklaruar se familja e tyre me në krye drejtorin Filip Çakulin duhet të marri rrogën.
“Duhet të kthehet në karakteristikë të emisionit se dhe Filip Çakulli në fund duhet ta marri rrogën, edhe ajo familje duhet të jetojë, jo vetëm ne”, tha Keli.
Ndërkohë më tej, teksa i është drejtuar gazetares Bora, ai ka sqaruar të gjithë situatën dhe është shprehur se gjithçka ka nisur me humor, pasi vetë Keli ka qenë personazhi i parë që ka dalë në fillimin e ekranit të Top Channel.
“Bora më ke futur në sherr me Filip Çakulin dhe këtë unë nuk mund ta përballoj dot sepse thjesht një kalim i joti…
Unë në fakt fle çik herët dhe nuk e kam parë. Ma kanë treguar sot në mëngjes. Që do ta merrte Filipi kaq seriozisht jetën nuk e di domethënë. Unë kam 20 vjet që jam pjesë e “Fiksit” dhe kam 20 vjet që ata më vënë në lojë dhe unë i vë në lojë është normale, padyshim ne nuk themi broçkulla, po bëjmë lapsuse dhe këtu është sensi i humorit.
Pastaj kur merret seriozisht është tjetër gjë. Për sa i përket lëvizjeve të vendeve të punës, vendet e punës nuk janë martesë. E rëndësishme është që të paguash sigurimet shoqërore dhe në fakt para 20 vjetësh unë kam qenë në Top Channel, themeluesi i Top Channelit dhe njeriu i parë që ka dal në televizor në Top Channel kam qenë unë dhe më ka qëlluar që gjatë asaj periudhe të më merrnin mendim, kuptohet pozitiv edhe për Filipin.
Megjithatë e rëndësishme është që vazhdojmë ta marrim me humor. I kërkoj ndjesë për hir të moshës Filipit nëse është i mërzitur”, tha Keli.
l.k/abcnews.al

