Viktima në Rripin e Gazës, pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë

schedule14:29 - 15 Maj, 2018

schedule 14:29 - 15 Maj, 2018

Me kërkesë të Kuvajtit, Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet në një takim urgjent për situatën në Rripin e Gazës. Si pasojë e protestave kundër vendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, u vranë 58 palestinezë dhe u plagosën mbi 2400 të tjerë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet gjatë ditës për të diskutuar rreth dhunës në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, pas inauguimit të ambadasës amerikane në Jeruzalem.

Ka qenë Kuvajti që ka kërkuar një takim urgjent, pasi të paktën 58 palestinezë u vranë dhe mbi 2400 të tjerë u plagosën nga ushtria izraelite, pas protestave masive për të kundërshtuar hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem më 14 Maj. Izraeli tha se ushtria ka mbrojtur kufirin dhe ka akuzuar militantët e Hamasit se janë përpjekur të sulmojnë gjatë protestës.

Nuk dihet se çfarë mund të pritet nga kjo mbledhje e Këshillit të Sigurimit. Pas protestave, nuk ka pasur asnjë deklaratë të përbashkët dhe dy diplomatë të OKB-së thanë se anëtarët nuk kanë arritur që të arrijnë një marrëveshje unanime më 14 Maj, në mënyrë që të publikojnë një deklaratë të propozuar nga Kuvajti.

Në draft-deklaratë shprehet “zemërim dhe pikëllim” për vrasjet dhe kërkohet “hetim transparent dhe i pavarur” mbi protestat dhe reagimin e ushtrisë izraelite. Diplomatët amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar këtë propozim lidhur me kërkesën që të gjitha shtetet të respektojnë një rezolutë një dekadë të vjetër të Këshillit të Sigurimit, ku bëhet thirrje që të mos vendosen ambasada në Jeruzalem. SHBA vendosi veton në Dhjetor mbi rezolutën, ku Presidentit amerikan, Donald Trump, i kërkohej që të anulonte vendimin e tij për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!