Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në fshatin Nartë të Vlorës. Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit humbi jetën një vajzë dhe u plagos një tjetër.
Mësohet se viktima e aksidentit ka mbetur G. M., 25 vjeçe, banuese në Vlorë, drejtuese e mjetit. Ndërsa është plagosur S. K., 38 vjeçe, banuese në Vlorë, pasagjere.
Siç shihet nga pamjet automjeti tip “Ford Fiesta” është kthyer përmbys, ndërsa në vendngjarje ndodhet ende trupi i pajetë.
Ndërkohe, policia njofton se vajza tjetër që ka mbetur e plagosur është nisur drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:20, në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori” Vlorë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur automjeti tip Ford.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy shtetase femra, ku njëra ka humbur jetën në vend ndërsa tjetra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për gjeneralitetet e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.
g.v/abcnews.al