Situata e koronavirusit në vend, vijon të jetë shqetësuese.
Gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi bën me dije se ditën e sotme një pacient është dërguar në spitalin Infektiv.
Ndërkohë në të dy spitalet COVID sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë po marrin trajtim 199 pacientë.
Nëntë prej tyre janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar.
Po ashtu ka edhe pacientë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët marrin trajtim në spitalet COVID.
Ndërkohë në spital vijojnë të qëndrojnë familjarët e pacientëve të shtruar në spital, ndërsa vijojnë të qëndrojnë në ankth për gjendjen shëndetësore të të afërmve.
https://youtu.be/HYNyFvncQ24
/abcnews.al/