Sot NATO do të diskutojë për konfliktin mes Greqisë dhe Turqisë, ndërsa nesër do të zhvillohet raundi i parë i dialogut mes dy vendeve.
Me kërkesë të palës greke, Këshilli i organizatës thirret sot me pjesëmarrjen e 30 ambasadorëve që përfaqësojnë vendet anëtare dhe sekretarin e përgjithshëm të Aleancës.
Ambasadori grek do t’u paraqesë kolegëve të tij, përfshirë homologun turk, pretendimet sipas tij provokuese dhe agresive të Ankarasë ndaj një vendi tjetër të NATO-s.
Athina thekson se nuk do të ulet në një asnjë diskutim mbi çështje teknike, në një kohë kur kërkimet turke po vijojnë në Mesdheun Lindor, por NATO njoftoi dje se nesër do të zhvillohet raundi i parë i dialogut./ db/abcnews.al