Janë mbyllur sfidat e mbrëmjes së sotmë në UEFA Nations League, ku vëmendje më të madhe morën sfidat e League A. Portugalia fitoi pastër 0-2 në transfertë kundër Suedisë, falë një dopiete spektakolare të Cristiano Ronaldos, që shënoi golat 100 dhe 101 për Portugalinë.
Franca mori një fitore spektakolare 4-2 përballë Kroacisë, një sfidë shumë e bukur dhe e luftuar. Belgjika nuk e pati të vështirë fitoren ndaj Islandës, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1.
Ndërsa Danimarka me Anglinë, u ndanë në barazim pa gola. Në League C, Armenia mposhti 2-0 Estoninë, ndërsa Gjeorgjia dhe Maqedonia u ndanë në barazim 1-1. Qipro u mposht 0-1 nga Azerbajxhani, me de Biasin që doli triumfues, ndërsa Mali i Zi mposhti 0-1 në transfertë ekipin e Luksemburgut./abcnews.al