Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore në Ishëm. Siç raporton gazetari Leonidha Musaj për të shuar zjarrin kanë mbërritur tre zjarrfikëse.
Mirëpo, terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen, ndërsa për të shuar flakët po asitojnë edhe banorët e zonës me mjete rrethanore.
Nëse nuk ndërhyhet me mjete rrezikohen që të shkrumbohen 50 ha pyje te zonës, në një nga pikat me të bukura të rajonit turistik dhe historik të Durrësit.
Ndërkaq, policia e Durrësit njofton se paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 08.09.2020, rreth orës 21:30, në Shën Pjetër, Ishëm, Durrës, në disa shkurre ka rënë zjarr.
Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit i cili ndodhet larg banesave.
Zjarri dyshohet te jete i qellimshëm.
g.v/abcnews.al