Kryeministri çek, Andrej Babis, ka reaguar pas kritikave të fundit nga Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e situatës nga koronavirusi.
Mediat e huaja raportojnë se Babis në reagimin e tij ka theksuar se OBSH në këtë rast duhet të heshtë.
Reagimi i tij vjen pasi selia e OBSH-së në Çeki kritikoi autoritetet e shëndetit publik të Pragës, kur këta të fundit vendosën që të zvogëlojnë zbatimin e masave parandaluese të koronavirusit për sa i përket gjurmimit dhe testimit të rasteve të kontaktit.
“Sapo e pashë atë që shkroi OBSH. A është kjo e njëjta organizatë e cila nuk rekomandonte bartjen e maskave. OBSH nuk e dinte që kjo ishte pandemi. Sipas mendimit tim ata duhet ta ‘mbyllin gojën?”, shkruan në Twitter ai.
Babis iu drejtua gjithashtu edhe medieve vendase, të cilat kritikuan qeverinë për sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë në Çeki.
“Në realitet ne po e menaxhojmë shumë mire situatën aktuale”, ka thënë ai. e.su./abcnews.al