Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritja e numrit të rasteve të reja, paralajmërojnë studiuesit: Epidemia është ende këtu, të bëhet kujdes

schedule17:50 - 8 Shtator, 2020

schedule 17:50 - 8 Shtator, 2020

Rritja e numrit të rasteve ditore me koronavirus në Britani ka sjellë edhe reagimin e disa studiuesve. Sipas mediave të huaja dy studiues britanik  anëtar të Këshillit Shtetëror për Situata të Jashtëzakonshme, kanë dhënë një paralajmërim të ashpër pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Profesori John Edmunds ka deklaruar se numri i rasteve të reja është duke u rritur në mënyrë eksponenciale, ndërkaq nga ana tjetër një tjetër studiues profesori Jonathan van Tam ka paralajmëruar se njerëzit janë “liruar tepër”, dhe se duhet ta kuptojnë më seriozisht dhe të sillen konform rreziqeve që bartë koronavirusi.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe janë konfirmuar 2.988 raste të reja me COVID-19, që është numri më i madh i rasteve të reja me koronavirus që nga 22 maji.

Sipas studiuesve tashmë Britania duket se është futur në një periudhë të rrezikshme, dhe është e rëndësishme që të ketë një kujdes të shtuar.

Epidemia është ende këtu, e ne ende nuk jemi në pozicion që ta kontrollojmë dhe të lejojmë normalizimin e të gjitha aktiviteteve ekonomike”, ka thënë Edmunds.  e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!