Gjuzi kërcënon kryeministrin grek: Do bëjmë trazira nëse vjen në Shqipëri

schedule17:25 - 8 Shtator, 2020

schedule 17:25 - 8 Shtator, 2020

Pas deklaratave të bëra në parlamentin grek se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon, deputeti Kujtim Gjuzi ka dhënë ditën e sotme një ultimatum të papritur.

Duke folur në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Gjuzi u shpreh se kryeministri grek Mitsotakis duhet të tërhiqet nga deklarata e tij për detin, pasi në të kundërt nëse vjen në Shqipëri, do të përballet me konservatorët që do të krijojnë trazira.

“10 janë deputetët opozitarë në parlament pjesa tjetër janë të kontrolluar nga Edo Rama. Zona Ekonomike te ishulli Othonoi që kërkohet nga kryeministri grek, Mitsotakis i riu. Ne i themi macja e Taqos se është nga Himara ai.

Nëse nuk tërheq deklaratën nuk do ketë shanse të hyjë në Shqipëri. Nuk është i mirëpritur nga konservatorët, do dalim para të krijojmë incidente e trazira”, tha ndër të tjera Kujtim Gjuzi. Nëse nuk tërheq deklaratën që ka bërë”, tha Gjuzi.

Çështja e detit ka qenë kryefjalë e përplasjeve politike përgjatë ditëve të fundit, ku opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bërë një marrëveshje të fshehtë me palën greke.

Këto akuza janë mohuar nga Rama, i cili ka deklaruar se nëse do të kishte një marrëveshje, ajo do kalonte nga presidenti Ilir Meta./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!