Prej disa ditën numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë vijon të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit sipas ministrisë nga 830 testime janë konfirmuar pozitiv me Covid 147 raste të reja dhe dy persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë numri i personave të infektuar me Covid në vendin tonë ka shkuar në 10553 mes të cilëve 321 persona kanë humbur jetën.
Sipas Ministrisë shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.
LEXO EDHE: 2 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend
Sa i përket situatës në spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (8 Shtator 2020)
Testime totale 69558
Raste pozitive 10553
Raste të shëruara 6239
Raste Aktive 3993
Humbje jete 321 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2121
Durrës 458
Shkodër 321
Lezhë 227
Elbasan 173
Korçë 150
Vlorë 138
Kukës 130
Fier 130
Berat 77
Dibër 34
Gjirokastër 34. e.su./abcnews.al