Helmimi i Navalny, Kombet e Bashkuara i kërkojnë Rusisë hetim të pavarur

schedule15:51 - 8 Shtator, 2020

schedule 15:51 - 8 Shtator, 2020

Zyrtarja e lartë për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet ka reaguar në lidhje me helmimin e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Bacheletka bërë thirrje Rusisë që të kryejë ose të bashkëpunojë në një hetim të plotë, transparent, të pavarur dhe të paanshëm në lidhje me këtë ngjarje.

Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se Bachelet theksoi nevojën për të hetuar deri në fund këtë rast, pasi ekspertët gjermanë thanë se ata kishin “provë të qartë” se agjenti nervor i kategorisë ushtarake Noviçok ishte përdorur për të helmuar Navalnyn.

“Është detyrë e autoriteteve ruse të hetojnë plotësisht se kush ishte përgjegjës për këtë krim shumë të rëndë që u krye në tokën ruse”, ka thënë ai.

Aktivisti 44-vjeçar anti-korrupsion dhe një nga kritikët më të ashpër të presidentit, Vladimir Putin, u sëmur gjatë një fluturimi muajin e kaluar dhe u trajtua në një spital në Siberi para se të evakuohej në Berlin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!