Gjykata e Vlorës dënoi me 24 vjet burg, autorin e plagosjes së trefishtë të tre të rinjve nga Vlora, më shumë se një vit më parë, tek “Kali i Trojës”.
Ai është Blendo Edison Aliko, i akuzuar nga policia për plagosjen e vëllezërve Marsel Shenko 20 vjeç, Zhaver Shenko 24 vjeç. I plagosur në këtë ngjarje e cila ndodhi në janar të vitit 2017, mbeti edhe Flavio Kamberaj 18 vjeç.
Ngjarja atë kohë u cilësua si krim për motive të dobëta, pasi autori kishte konflikt me dy vëllezërit, kurse i plagosuri i tretë u qëllua aksidentalisht, pasi ndodhej në lokalin, që Aliko sulmoi me automatik. Autori u kap nga policia në Tiranë, rreth një muaj pas ngjarjes. /abcnews.al