Meghan Markle mund të kandidojë për presidente

schedule13:20 - 8 Shtator, 2020

schedule 13:20 - 8 Shtator, 2020

Agjenti i Meghan Markle, Jonathan Shalit, është shprehur se Dukesha e Sussex mund të kandidojë për presidente në SHBA, ndërsa e krahasoi atë me aktorin Ronald Reagan, i cili nga një aktor arriti të bëhej president dhe të jetonte në Shtëpinë e Bardhë.

Së fundmi në një intervistë, Shalit pretendon se Meghan Markle ka të drejtë të kandidojë për presidente, pasi ajo ka lindur në Amerikë dhe kjo nuk është diçka e pamundur. Gjithashtu ai theksoi se asnjëherë Meghan nuk ka shprehur dëshirën e saj për të qenë presidente.

“Ajo ka lindur në Amerikë, ka gjithë të drejtën për të kandiduar për Presidente, Roland Reagan ishte një aktor, i cili përfundoi në Shtëpinë e Bardhë. Kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh Shalit.

Komentet e këtij të fundit vijnë pak ditë pasi çifti nënshkroi një marrëveshje gjigante më Netflix. Marrëveshja mendohet të jetë me vlerë 150 milionë dollarë dhe vjen pas një viti pasi çifti u tërhoq nga rolet e tyre në Familjen Mbretërore dhe u zhvendosën në SHBA me djalin e tyre 1 vjeçar, Archie.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!