Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshimet në qeveri? Beqaj: Kemi boshllëk një vjeçar, duhet të punojmë shumë

schedule13:18 - 8 Shtator, 2020

schedule 13:18 - 8 Shtator, 2020

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj për emërimin si koordinator në qarkun e Shkodrës, shprehet se kjo detyrë e re është një privilegj për të.

Në një mbledhje prezantuese në Shkodër Beqaj theksoi se puna do përqendrohet në gjithë qarkun për zgjedhjet parlamentare.



“Për mua është privilegj që kthehem në Shkodër. Ndryshimet në qeveri janë e drejtë e kryeministrit dhe 7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehtë të bëhen. Kam pranuar me dëshirë propozimin e kryeministrit sepse në Shkodër e kam filluar politikën aktive. Me kryeministrin kam një marrëdhënie sy me sy për të cilën zgjat shumë pak vendimmarrja. Për kandidatët për deputetët në Shkodër, drejtuesi politik i qarkut ka për detyrë të merret me të gjithë. Në këtë faze jemi shpejt për të kaluar tek kandidaturat.

Kemi një ndryshim me opozitën sepse bërthamën e parë e kemi nga deputetet ekzistues. Duhet të shohim se cila pjesë e listës do jetë e hapur dhe cila jo. Zgjedhjet lokale çështje që e di Presidenti, zgjedhjet një dite do të bëhen. Fillimisht puna jone do përqendrohet në gjithë qarkun për zgjedhjet parlamentare.

Kemi një boshllëk një vjeçar në punën e partisë dhe duhet të punojmë shumë. Sigurisht, jam i vetëdijshëm për problemet e partisë dhe drejtorëve. Drejtorët nuk janë një punë e imja, por do të shohim se si kanë punuar sepse kur vjen puna për legalizime ose funksione të tjera nuk ka të majte e të djathtë. Për drejtoritë e zhvendosura nga Shkodra në Lezhë besoj se kjo është një temë e gjatë dhe do të dojë më shumë kohë për të kuptuar konceptin e rajoneve.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që pasi krijohen drejtoritë e rajoneve që kanë tre qarqe nuk është normale që të gjitha drejtoritë të jenë në një qark edhe pse Shkodra ka rrezatuar në gjithë Shqipërinë. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore apo edhe shërbime të tjera, duhet të mos krijojnë barriera për qytetarët”, u shpreh ai. i.k/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!