Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mozzik flet për herë të parë për krisjen e marrëdhënies me Taynën

schedule09:45 - 8 Shtator, 2020

schedule 09:45 - 8 Shtator, 2020

Pak ditë më parë, në media u përfol se marrëdhënia mes Mozzik dhe Taynës është krisur. Dy reperët më të suksesshëm të momentit, sollën pak muaj më parë projektin “Edhe Ti” që rezultoi mjaft i suksesshëm. Fakti që Tayna nuk e ndiqte më reperin në Instagram, shtoi dyshimet se marrëdhënia mes tyre nuk është më si më parë.

Megjithatë, një tjetër detaj që shtoi dyshimet ishte dhe një postim që reperi bëri ditën e djeshme. Ai ripostoi videon e futbollistit Shkodran Mustafi, teksa ky i fundit dëgjonte këngën e reperit dhe të Taynës. Ndërkohë sipër emrit të artistëve, Mozzik kishte vënë një flamur shqiptar, dhe për këtë fansat spekuluan se ai ka dashur të mbulojë pikërisht emrin e Taynës.

Mirëpo, i kontaktuar nga Iconstyle, Mozzik ka hedhur poshtë këto thashetheme. “Joo, janë të pavërteta. Tayna është shoqja ime më e mirë. Flamurin e kam vendosur pa vetëdije mbi emrin e saj dhe timin.”, ka thënë reperi. xh.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!