India regjistron numrin më të lartë të viktimave prej COVID-19, ulen infeksionet

schedule08:02 - 8 Shtator, 2020

schedule 08:02 - 8 Shtator, 2020

Situata e COVID-19 vijon të jetë serioze.

Tashmë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID -19 në të gjithë botën ka tejkaluar 500 mijë.

India po ashtu mbetet një nga vendet me shifra të larta të rasteve të reja me koronavirus, duke tejkaluar dhe Brazilin.

Ndërkohë India ka shënuar të martën numrin të lartë të vdekjeve ditore. Ndërsa në total numri i vdekjeve ka arritur në 72,775, por nga ana tjetër rastet e reja ditore ishin 75,809, më të ulëtat në një javë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 1,133 njerëz kishin vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, më e larta që nga korriku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!