Zv.kryeministri i Kosovës: Minishengen ishte propozim i Trump

schedule22:50 - 7 Shtator, 2020

schedule 22:50 - 7 Shtator, 2020

Zëvendës kryeministri i Kosovës Driton Selmanaj ka deklaruar se çështja e mini- Shengenit e firmosur në marrëveshjen e Uashingtonit, ka qenë propozim i presidentit Donald Trump.

Në një intervistë në emisionin “Opinion i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse pala kosovare kishte informacion më përpara për marrëveshjen, Selamanaj tha: “Kishim informata se cilat tema do të shtroheshin aty, por kishim informata të mjaftueshme për të kuptuar qasjen e gjërave që do të ndodhnin aty. Edhe përgatitja jonë por edhe kontaktet që kishim me administratrën ishin që do të kishim një marrëveshje ekonomike”

“ Pasi është futur kryeministri në Shtëpinë e Bardhë ka nisur të qartësohet gjithçka. Na është thënë që do të prezantojmë projekte zhvillimore ekonomike, në infrastrukturë dhe që lidhen me rexhionin”, tha Selmanaj. I pyetur nëse ka patur tensione me palën serbe, Zv.Kryeministri kosovar tha: “Nuk ka pas tensione, ajo çfarë nuk i pëlqen delegacionit të Serbisë është angazhimi për njohjen. Dhe sa herë zoti Hoti ngrinte këtë çështje kishte shfaqje aktrimi, shenja nervozizmi dhe skuqeje nga ana e zotit Vuçiç”, tha Selmanaj.

I pyetur nëse ka patur hezitim apo ndonjë pikë që është hequr nga pala kosovare, Selmanaj tha:  “Kanë qenë 2 çështje, ka qenë zona minishegen për shkak të qëndrimit të kahershëm të LDK-së ku unë bëj pjesë, kundër këtij projekti. Çështja e mini-shengenit ishte kërkesë e presidentit Trump. Pika e dytë ishte moratoriumi i Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkonbëtare për 1 vit. Por është kërkuar që meqë Serbia heq dorë nga procesi i çnjohjeve kundër Kosovës, ne të heqim dorë nga këto procese.  Kemi diskutuar edhe lidhur me çështjet e Ujmanit, por kemi patur garanci që Departamenti i Shtetit për ernegjinë, do të bëjë një studim fizibiliteti për shfrytëzimin e ujrave të tij”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!