Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama pas akuzave që ky i fundit bëri nga foltorja e Kuvendit lidhur me çështjen e detit me Greqinë.
Ai foli me bindje duke theksuar se nuk ka falur asnjë milje nga deti shqiptar, por nga ana tjetër deklaroi se nuk ka mundur të bëjë më të mirë, për shkak se duke bërë një marrëveshje nuk mund të quhet maksimumi.
Berisha u shpreh në intervistë për Syri TV se nuk ekziston një kufi detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa tregoi detaje nga marrëveshja e arritur nga qeveria që drejtohej prej tij me palën greke.
“Në këtë deklaratë të tij ai ka kryer një akt të tradhtisë së lartë kombëtare. Nuk ekziston një kufi detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Të dy vendet do të uleshin dhe të caktonin kufirin. Enver Hoxha caktoi 15 milje. Pastaj i thanë hiq dorë. Nuk ka asgjë të përcaktuar. Në këtë kontekst qeveria shqiptare dhe greke ranë dakord të përcaktojnë kufirin pasi ishte punuar në një grup të gjerë.
Pati probleme sepse plot fuqia ishte e kryeministrit. Ligjit autorizon kryeministrin. Në këtë rast meqë qeveria ishte në veprim ndoshta duhej ndërhyrja e presidentit. Tani e ka në dorë Ilir Meta sepse e ka vendosur Gjykata Kushtetuese. U arrit marrëveshja me metodën e barazlargësisë që është përdorur në rastet e ndarjes së kufijve, metoda e Kitesë. Është përdorur në gjirin në kufirin e Danimarkës dhe Gjermanisë. Shqipëria mori marrëveshjen më të mirë që mund të merrte. Jam i bindur që nuk kam falur det, por jam i bindur që nuk dhashë maksimumin. Nëse bën marrëveshje nuk ke dhënë maksimumin. Në fjalët e Ramës ka një kod.
Pasi e rrëzoi gjykata kushtetuese, qeveria greke më kërkoi negocim, jo i thashë unë. Unë atë nuk e pranoj. Ata nuk e pranonin vendimin e Gjykatës. Fillimisht menduan se prapa vendimit isha unë por pastaj e kuptuan.
Unë nuk lëvizja dhe pranua të shkojnë në gjykatë. Ligji i detit thotë që kur dështon marrëveshja shkohet në gjykatë. Ata pranuan me një kërkesë, që të shkojnë në Hagë dhe jo në Hamburg sepse në këtë të fundit kryetari ishte grek. U bë një ekspertizë ndërkombëtare që thotë që kjo marrëveshje është pro”, tha ai./m.v. abcnews.al