Në 24 orët e fundit në Greqi humbën betejën me koronavirusin 5 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 289 që prej fillimit të pandemisë.
Autoritetet shëndetësore raportuan 142 raste të reja, prej të cilëve 14 janë të importuara.
Në spitale 42 pacientë po luftojnë me sëmundjen në intubim, numër ky i katërfishuar përgjatë katër javëve të fundit.
Tashmë autoritetet shëndetësore po monitorojnë nga afër zhvillimin e pandemisë, veçanërisht në Atika ku numërohen më shumë se gjysma e të infektuarve të sotëm./m.v. abcnews.al