Një kroat për mbrojtjen e Gjilanit, vijojnë negociatat mes palëve

schedule19:57 - 7 Shtator, 2020

schedule 19:57 - 7 Shtator, 2020

Klubet e IPKO Superligës janë shumë aktive në merkato dhe sezoni i ardhshëm do të ketë një rivalitet të madh për titullin kampion dhe kualifikimin në kompeticionet evropiane.

Gjilani po tenton me ngul një qendërmbrojtës dhe trajneri Gentian Mezani ka piketuar Ivan Fustar. Kroati, i cili njihet në Superioren e Shqipërisë pasi ka luajtur me Flamurtarin dhe Kamzën, ndodhet në Gjilan dhe po bisedon me drejtuesit.

“Skifterat” kanë nisur negociatat me 31-vjeçarin dhe agjentin e tij, teksa në mediat dardane raportohet se është arritur akordi. Abc News.al zbulon se ende nuk ka një marrëveshje mes palëve, pasi ka pika për të cilat palët nuk kanë rënë dakord. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!