Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në tokat e shtëpisë së Kate Middleton dhe Princit William

schedule17:50 - 7 Shtator, 2020

schedule 17:50 - 7 Shtator, 2020

Trupi i një gruaje u gjet në një pellg në mjediset e Pallatit Kensington, të Kate Middleton dhe Princit William në Londër, më 29 gusht.

Policia e mori trupin që ndodhej shumë pranë shtëpisë së çiftit të familjes mbretërore.

Gruaja, e cila ende nuk është identifikuar saktë, fillimisht besohej të ishte I artistes së zhdukur më herët Endellion Lycett Green, dhe policia gabimisht njoftoi familjen e saj.

Vëllai i saj, John Lycett Green, më pas informoi miqtë se ajo ishte gjetur “e gjallë, e sigurt dhe mirë “.

Trupi i gjetur para Pallatit Kensington ende nuk është identifikuar dhe një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se “vdekja po trajtohet si e pashpjegueshme në këtë kohë, por nuk mendohet të jetë e dyshimtë. Hetimet po vazhdojnë”.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit nuk ishin në Pallatin Kensington kur u zbulua trupi, pasi ata ishin duke pushuar në Skoci me fëmijët Princ George, Princ Louis dhe Princesha Charlotte në Balmoral.

Sipas Sky, është e panjohur nëse ndonjë anëtar tjetër i familjes mbretërore, si Princesha Eugenie dhe burri Jack Brooksbank, të cilët gjithashtu jetojnë në pallat  ishin atje kur u gjet trupi. g.v/abcnews.al