Për të patur dhëmbë sa më të bardhë, shpesh iu drejtohemi klinikave dentare. Por këto procedura zakonisht janë të shtrenjta dhe duhet të përsëriten në një kohë të caktuar.
Por, shumë produkte që mund të gjenden lehtësisht në shtëpi, mund t’ju ndihmojnë për të patur një buzëqeshje sa më të bukur. Bright Side rendit disa kombinime produktesh bëjnë “mrekulli” për zbardhjen e dhëmbëve.
Xhinxher me kripë
Grini një copë të vogël xhinxher, përziejeni me pak kripë dhe lëng limoni. Më pas, aplikojeni me furçë dhëmbësh.
Argjila e bardhë
Thjesht aplikojeni në dëmbë me një furçë. Mos ushtroni shumë presion, dhe më pas shpërlajeni me ujë të pastër.
Kripë epsomike
Përziejeni kripën epsomike me pak ujë derisa të tretet plotësisht. Gjithashtu mund të bëni gargare me të dhe më pas shpërlajeni gojën me ujë të pastër.
Mente dhe vaj kokosi
Grini disa gjethe menteje, shtoni vaj kokosi dhe më pas aplikojeni me një furçë dhëmbësh. 3-5 gjethe janë të mjaftueshme.
Peroksid hidrogjeni dhe sodë buke
Përzieni sodën e bukës me peroksid hidrogjeni në raportin 1: 2. Përziejeni derisa të formohet një pastë dhe më pas lani dhëmbët me këtë përbërje.
Kakao dhe vaj kokosi
Përzieni pluhurin e kakaos me vajin e kokosit ose me ujë. Aplikojeni në dhëmbë si zakonisht me këtë përbërje.
Uthull dhe sodë buke
Përzieni 1 lugë çaji uthull molle me 1 lugë çaji sodë buke. Trazojeni derisa të formohet një masë homogjene dhe më pas aplikojeni në dhëmbë. xh.d/abcnews.al