EMRAT/ Gjykata e Durrësit merr vendimin për komisionerët e arrestuar për “Dosjen 339”

schedule13:37 - 7 Shtator, 2020

schedule 13:37 - 7 Shtator, 2020

Gjykata e Durrësit ka vendosur për të gjithë komisionerët, e arrestuar më herët për “Dosjen 339”, masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Vetëm tre prej të arrestuarve të cilët nuk e kishin ankimuar vendimin, është lënë në fuqi vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, ai i “arrestit në burg”.

Për pesë komisionerët që kishin apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, u dha si masë sigurie “arrest në shtëpi”.

LEXO edhe: “Dosja 339”, 21 komisionerë dalin sot përpara Gjykatës, avokatët: Togat e zeza diskriminuese

Kështu: Shpëtim Stafa, Fredi Marku, Emilian Tuda, Dalvis Biba, Indrit Bici kanë lënë qelinë dhe do të qëndrojnë në arrest shtëpie.

Në total janë 21 ish-komisionerë të akuzuar për krime zgjedhore.

Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli moskompetencë për këtë pjesë të “dosjes 339” ndërkohë që kjo çështje i kaloi Gjykatës së Durrësit.

N.D./abcnews.al