Sërish të prekur me COVID-19 në botën e futbollit. Këtë herë e pëson Manchester City që ka njoftuar ditën e sotme se dy futbollistë janë infektuar.
Bëhet fjalë për lojtarë titullarë të skuadrës së Pep Guardiola. Njëri është mbrojtësi Aymeric Laporte, kurse tjetri sulmuesi Riyad Mahrez.
NEWS | City duo test positive for Covid-19
? #ManCity | https://t.co/axa0klD5rehttps://t.co/O8Bvm665Ie
— Manchester City (@ManCity) September 7, 2020
Të dy futbollistët janë izoluar, sikurse sugjerohet nga autoritetet shëndetësore. Asnjëri prej tyre nuk ka simptoma dhe gjendja e tyre është e mirë. /abcnews.al