Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan pasi ka kërcënuar me thikë përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjencinë e zonave të mbrojtura Elbasan.
Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë si bashkëpunëtorë të 27-vjeçarit.
Në kërkim u shpallën 43-vjeçari A.B., 22-vjeçari A.B., dhe 19-vjeçari L.B.
Këta persona rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme, në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, kanë qenë duke ngarkuar me dru zjarri një mjet tip furgon, dhe në momentin që janë afruar punonjësit e pyjores, tre persona janë larguar kurse A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, ka kanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjencinë e zonave të mbrojtura Librazhd.
Më pas, ai është larguar me shpejtësi me furgon.
Më tej ai u vu ne pranga nga policia ndërsa drutë dhe kaçavida u sekuestruan.
Njoftimi:
Librazhd
Kanosi me kaçavidë përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Elbasan, kapet dhe vihet në pranga nga Policia 27-vjeçari.
Shpallen në kërkim dhe 3 shtetas të tjerë, bashkëpuntorë të 27 vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Drejtimi i mjetin në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” e kryer në bashkëpunim shtetasin A.B., 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Prrenjas.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe L.B., 19 vjeç, ku vijon puna për kapjene tyre.
Këta shtetas rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, janë konstatuar një mjet tip furgon që po e ngarkonin me dru zjarri, dhe në momentin që janë afruar punonjësit e pyjores, tre persona janë larguar kurse shtetasi A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, ka kanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Librazhd dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin tip furgon.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale furgoni me lëndë drusore dhe kaçavida me të cilën tentoi të plagoste punonjësin e pyjores.
Nga kontrolli i dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar mjetin.
Po në vijim të veprimeve policia shpalli në këkrim tre shtetasit, bashkëpuntorë të shtetasit A.B dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale. s.b /abcnews.al/