Është barazuar takimi mes Zvicrës dhe Gjermanisë, me “Helvetët” që kanë shënuar sapo ka filluar pjesa e dytë. Në minutën e 53-të, mbrojtësi Widmer barazon rezultatin, duke iu përgjigjur golit të Gundogan në pjesën e parë.
Është Granit Xhaka protagonist në aksionin e golit, pasi jep një pasim të shkëlqyer për Embolo. Sulmuesi më pas pason në qendër për Widmer, i cili vjen me shpejtësi nga e djathta dhe shënon një gol shumë të bukur. Gjithçka e barabartë në Bazel./abcnews.al
UEFA Nations League
Zvicër – Gjermani 1-1
Widmer 53′ / Gundogan 14′