35 milion euro dhe një futbollist, Lyon refuzon ofertën e Arsenalit për Aouar

schedule09:55 - 7 Shtator, 2020

schedule 09:55 - 7 Shtator, 2020

Arsenali duket se e ka seriozisht për mesfushorin e Lyon, Houssem Aouar dhe sot, “Topçinjtë” e Londrës kanë bërë ofertën e parë. Siç zbulon “GFFN”, një ofertë 35 milion euro dhe një futbollist (me shumë gjasa Matteo Guendouzi), i janë ofruar klubit francez.

Kjo ofertë, është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e Lyon, të cilët duan të përfitojnë më shumë. Matteo Guendouzi është një futbollist që i intereson Lyonit, por oferta 35 milion duhet të rritet.

Mendohet se Arsenali do të bëjë shumë shpejt një ofertë të dytë e të përmirësuar, me “Topçinjtë” dhe trajnerin Mikel Arteta që e duan me çdo kusht mesfushorin e talentuar në “Emirates Stadium”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!