Këtu nis rruga për në pikën turistike të Funarit. Një atraksion i mrekullueshëm sa i përket natyrës në rrethin e Elbasanit.
Ky është tuneli që të çon në pikën turistike i cili është ndërtuar rreth 50-60 vite më parë. Ndërsa segmente të kësaj rruge janë rehabilituar rreth 10 vite më parë.
Por që prej asaj kohe këto segmente janë lënë në mëshirë të fatit.
Fshati turistik ndodhet rreth 30 km nga Elbasani, por kjo distancë e vogël ofron barriera të mëdha për drejtuesit e mjeteve. Udhëtimi për turistët është zhgënjyes. Mungesa e infrastrukturës duket se i mban larg vizitorët.
“Gjithmonë kjo ka qenë me probleme”, shprehet një qytetar.
Gropat dhe pluhuri na shoqërojnë përgjatë gjithë udhëtimit. Bashkia e Elbasanit, është përpjekur në mënyrë primitive ta mbushë me inerte.
Funari është shpallur zona e mbrojtur, por investimet mungojnë.
Nuk është treguar aspak kujdes për të mbrojtur pyjet, përkundrazi 15 vitet e fundit kanë prerë dru dhe djegur pyje për të hapur kullota. Malet duken të shkretuara.
Për shkak të mungesës së rrugëve të asfaltuara në zonën malore të Funarit turistët nuk shkojnë dot.
Mungesa e lëvizjes së njerëzve ka favorizuar veprimtaritë e paligjshme.
Kjo zonë dikur është përdorur dhe nga ana e trafikantëve të kultivimit të lëndëve narkotike të cilët duke shfrytëzuar terrin malor të kësaj zone.
Natyra e ka përkëdhelur këtë fshat të Elbasanit pasi nën male ndodhe liqenet me ujëra të kristalta, që për me pamja ngjasojnë me liqenet alpine të Zvicër.
/abcnews.al/