“Nuk kam kërkuar largimin nga Bayerni”, Thiago Alcantara ndërron mendje

schedule18:39 - 5 Shtator, 2020

schedule 18:39 - 5 Shtator, 2020

Spanja e nisi edicionin e dytë të Nations League me një barazim 1-1 jashtë fushe ndaj Gjermanisë. Thiago Alcantara e luajti të plotë takimin ndaj “Pencerave”, teksa ka dhënë një deklaratë befasuese në konferecën për shtyp përpara sfidës ndaj Ukrainës (e diel, 20:45).

Mesfushori spanjoll ka edhe një vit kontratë me Bayern Munchen dhe zgjodhi të provonte një aventurë të re. Emri i tij është lidhur me një kalim te Liverpool ose Manchester United, por duket se ka ndryshuar mendim pas fitimit të Tripletës me bavarezët.

Nuk i kam thënë askujt që dua të largohem nga Bayerni. Çdo vit ndodh e njëjta gjë, emri im lidhet me klube të ndryshme. E ardhmja ime është ndeshja e nesërme kundër Ukrainës. Nuk më intereson asgjë tjetër dhe nuk kam çfarë shtoj“, deklaron 29-vjeçari.

Drejtuesit e Bayern Munchen janë shprehur se nuk do e pengojnë largimin e Thiago Alcantara, gjithmonë nëse ky i fundit do të provojë një eksperiencë të re, por çdo klub që është i interesuar për shërbimet e tij duhet të paguajë 30 milion euro në arkat e gjermanëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!