I dërguari special i SHBA-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell ka mohuar deklaratën e ministrit të Drejtësisë së Kosovës Selim Selimi se kishte marrë premtimin që Amerika do të fusë shumë shpejt Kosovën në programin për heqjen e vizave.
Lexo edhe: Ja çfarë tha dje ministri i Kosovës: SHBA do të heqë vizat për kosovarët
”S’është e vërtetë”, përgjigjet Grenell në një reagim të tij në Twitter. Lajmi mbrëmë i dhënë nga ministri Selim Selimi ngjalli shpresë duke qenë se liberalizimi i vizave me BE-ne po mbahet ende peng, por Grenell nxitoi ta përgënjeshtronte./ d.b/abcnews.al