Kukësi ishte në kërkim të një portieri tjetër dhe më parë kishte biseduar me Dimitri Stajila dhe Shpëtim Moçka. Me ta nuk kishte akord dhe kërkimet vijuan dhe së fundmi raportohet se është gjetur edhe portieri tjetër.
Entonjo Elezaj, sipas “Panorama Sport”, ka rënë dakord për të nënshkruar për një vit me Kukësin, ndërkohë që në marrëveshje do të ketë edhe një opsion për të rinovuar edhe për sezonin pasardhës.
Elezaj do të provojë për herë të parë të luajë në Superiore, pasi në të shkuarën është aktivizuar në Itali dhe Maltë. 24-vjeçari është produkt i Juventusit, pasi ka luajtur me moshat e bardhezinjve të Torinos.
Më pas ka kaluar te Pro Vercelli dhe Sliema Wandereres në Maltë. Vjet ishte pjesë e këtyre të fundit, duke u aktivizuar në 7 ndeshje si titullar. Elezaj ka provuar të luajë edhe në Serie B, me Perugia, në sezonin 2016/17, në dy takime.
Portieri shqiptar ka veshur edhe fanellën e Fondi – me këtë skuadër numëron edhe numrin më të lartë të ndeshjeve në një sezon, 37 – dhe Catanzaro në Serie C. /abcnews.al


