Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, është shumë pranë një kalimi tek Interi. Sipas raportimit të “Sport”, kiliani ka gjetur akordin me drejtuesit zikaltër dhe tashmë pritet zyrtarizimi i tij. Gazeta katalanase shkruan se gjithçka do të finalizohet këtë fundjavë dhe ditën e hënë ose të martë do të vijë dhe prezantimi i tij para mediave.
33-vjeçarit i është kërkuar nga klubi katalanas që të gjejë një ekip të ri, pasi trajneri Koeman nuk e ka në planet e tij. Kontrata e Vidal me Barcelonën përfundon në fund të këtij sezoni, por palët kanë rënë dakord që ta prishin atë në mënyra konsensuale.
Arturo do të udhëtojë drejt Milanos ditën e hënë dhe do të kryejë dhe testet mjekësore përpara zyrtarizimit. Vidal do të gjejë atje ish-trajnerin e tij tek Juventusi, Antonio Conten, edhe pse disa javë më parë flitej se mesfushori kërkonte rikthimin tek bardhezinjtë. Ndërkohë Barcelona mund të veprojë si në rastin e Rakitic te Sevilla, kur klubi katalanas përfitoi një shumë të vogël nga shitja e tij. /abcnews.alë