Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 4 persona, të cilët akuzohet për shkelje të ndryshme.
Njëri prej të arrestuarve ishte shpallur në kërkim për moskallëzim krimi.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ë.M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Fitnete Rexha”, në ambientet e lokalit që kishte në administrim ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojrave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjutera, 1 printer dhe 4 aparate celularesh.
Ndërkohë, policia rrugore arrestoi një 42 vjeçar dhe një 24 vjeçar pasi u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. /abcnews.al