Vjen zyrtarizimi i kalimit të Kai Havertz te Chelsea. “Blutë e Londrës” paguan 68 milion paund në arkat e Bayer Leverkusen, duke ia dalë të sigurojnë shërbimet e një prej lojtarëve më të talentuar gjermanë.
21-vjeçari ofensiv ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin e Premier League, teksa do të përfitojë rreth 8 milion euro në sezon.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që erdha këtu. Është një ëndërr për mua fakti që do të luaj në një klub kaq të madh sa Chelsea. Mezi po pres të takoj shokët e skuadrës dhe stafin teknik.
https://www.instagram.com/p/CEub6yJMS4R/?utm_source=ig_web_copy_link
Jam realisht shumë i lumtur që ndodhem këtu“, ishin fjalët e para të Havertz, i cili numëron 7 ndeshje dhe një gol të shënuar me kombëtaren gjermane.
Merkato fantastike për Chelsea, që siguron një përforcim fantastik për repartin ofensiv, teksa më parë janë afruar emra si Werner, Ziyech, Thiago Silva dhe Chilwell. /abcnews.al