Xhaçka përshëndet arritjen e marrëveshjes: E ardhmja e vetme që meritojnë qytetarët e Ballkanit

schedule21:51 - 4 Shtator, 2020

schedule 21:51 - 4 Shtator, 2020

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë.

Në një reagim në rrjetin social “Facebook” Xhaçka shprehet se rezultati i një marrëveshje të tillë u arrit falë vizionit dhe besimit të atyre që e kuptojnë se paqja dhe e ardhmja janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët e Ballkanit.

Statusi:

Të shumtë ishin ata që se besonin të mundur! Të shumtë ishin dhe ata që marrëveshjen se donin, e bënë gjithçka për ta bërë të pamundur!

Por ja që kjo ditë erdhi! Erdhi jo si një mrekulli por si rezultat i vizionit, besimit dhe guximit të atyre që kuptojnë, se paqja e bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët e mbarë Ballkanit!

Faleminderit miqve tanë amerikanë! Përgëzime kryeministrit Hoti e urime gjithë shqiptarëve të Kosovës!

Sot u hodh një hap i madh dhe sot të gjithë duhet të bashkohemi për ta çuar punën e nisur deri në fund!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!