Gjykata italiane rehabiliton Berluskonin/ Mund të rikandidojë në politikë

schedule11:19 - 12 Maj, 2018

schedule 11:19 - 12 Maj, 2018

Gjykata e Milanos ka anuluar dënimin e liderit të Forza Italia, Silvio Berlusconi, të dhënë në 2013-ën, i cili mbante larg ish kryeministrin Italian nga postet politike. Sipas vendimit të ri të gjykatës, nëse vendi do të shkojë sërish në zgjehdje Berlusconi është i lirë për t’u kandiduar.

Silvio Berlusconi mund të kandidojë sërish në zgjedhje. Gjykata e vëzhgimit në Milano vendosi rehabilitimin e liderit të Forca Italia, duke anuluar dënimin e 2013-ës, në kuadër të procesit për të drejtat e Mediaset, përfshirë dhe pamundësinë për të marrë pjesë në zgjedhje për gjashtë vjet, ashtu si impononte ligji Severino. Vendimi mund të apelohet nga prokuroria e Milanos, por aktualisht është në fuqi.

Sipas Corriere della Sera, nëse Italia do të shkonte sërish në zgjedhje këto muaj, Berlusconi ka të drejtë të prezantohet në dhomën e deputetëve dhe në senat.

Avokatët e Berluskonit kishind epozituar kërkesën në gjykatë në 12 mars, dhe kundër ligjit Severino kishin apeluar dhe në gjykatën europiane për ët drejtat e njeriut duke pretenduar se vendimi gjyqësor kishte një efekt negative për pozicionin juridik të liderit të Forza Italia.

Rehabilitimi I plotë, sipas kodit penal Italian, mund të ndodhë kur personi të ketë paguar dëmshpërblimin dhe pasi të ketë dhënë prova të sjelljes së mirë

Lideri i Legës njëkohësisht aleat në koalicionin e qendrës së djathtë, Mateo Salvini e komentoi vendimin si një lajm të mirë për demokracinë, dhe u shpreh i lumtur për faktin që Berluskoni mund të kandidojë sërish. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!