Selena hedh në treg linjën e bukurisë, fansat e akuzojnë se ja ka vjedhur kësaj këngëtareje

schedule15:36 - 4 Shtator, 2020

schedule 15:36 - 4 Shtator, 2020

Këngëtarja e njohur Selena Gomez është duke festuar nxjerrjen në treg linjën e saj të bukurisë, të quajtur Rare Beauty.

Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet. Pasi sapo u bë publikimi i linjës, u pritë me shumë kritika, për shkak se produktet kanë ngjashmëri të shumta në pamje me ato të markës së famshme të bukurisë të zotëruar nga Rihanna, Fenty Beauty.

Ndërkohë në rrjet janë publikuar disa nga produket e linjës së Selenës, ku bie në sy ngjashmëria e madhe me produktet e Rihannës. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, duket qartë ngjashmëria e produkteve. Ndërsa asnjëra nga këngëtaret nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje.Gjithçka i mbetet kohës se çfarë do të ndodh mes tyre.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!